Kryeministri britanik Rishi Sunak ka shkarkuar liderin e Partisë së tij Konservatore në pushtet për një “shkelje serioze” të kodit ministror.
Presioni ndaj Nadim Zahavit ishte në rritje për shkak të akuzave se ai kishte shlyer taksat e papaguara prej disa milionë dollarësh në kohën kur ishte në krye të thesarit të shtetit, përcjell Fol Drejt.
Në një letër drejtuar Zahavit, Sunak shprehet se është i detyruar të veprojë, pasi që në fillim të mandatit të tij premtoi se qeveria e tij do të jetë një qeveri e “integritetit, profesionalizmit dhe përgjegjësisë në çdo nivel”.
Zahavi nuk e komentoi vendimin e kryeministrit.
Mediat raportuan se Zahavi kishte shlyer një borxh prej gati pesë milionë funtesh.
Nadim Zahavi ishte ministër pa portofol në qeverinë e Rishi Sunak./FolDrejt/