Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, pavarësisht kritikave të fundit për paraqitjen e saj me flamurin serb, nuk ka hezituar të flasë dhe ta përkrahë Kosovën, përcjell Fol Drejt.
Rita Ora ka qenë pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve DVF të themeluar nga stilistja Diane von Furstenberg e cila i dallon gratë e jashtëzakonshme që janë të përkushtuara për të transformuar jetën e grave të tjera.
Në fjalimin e saj, këngëtarja Ora ka treguar se ka shkuar shumë herë në Prishtinë, për t’u dhënë fëmijëve platforma të sigurta, përcjell Fol Drejt.
“Kam shkuar në vendin tim Prishtinë shumë herë, për t’u dhënë fëmijëve tanë platforma shumë të sigurta, posaçërisht për mua ajo personalisht çfarë dëshiroja të bëja për ata është që t’i vendos në një hapësirë kreative”, ka thënë Rita Ora.
Ndërkaq, për këtë paraqitje të Kosovës në këtë festival ka reaguar me entuziazëm shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka falenderuar këngëtaren Rita Ora për kontributin për Kosovën.
Nothing can separate @RitaOra from her roots and her origin, Kosova.
Tonight at @DVF award ceremony in Venice 🇮🇹 she brought Kosova, Prishtina with her, again!
Thank You @RitaOra for all you represent! pic.twitter.com/yl7hw4tF64— Mimoza Kusari 🇽🇰🇺🇦 (@mimozakusari) August 31, 2023