Gabriel Escobar, emisar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, e ka ritheksuar se Kosova është e obliguar që ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Në një intervistë online me gazetarë, Escobar ka deklaruar se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është duke u bërë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe jo për njohje të ndërsjellë./FolDrejt/