Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se ka pasur “paligjshmëri” në zgjedhjet për kryebashkiak të Stambollit, pasi organi zgjedhor i vendit urdhëroi që ato të përsëriten më 23 qershor.
“Ne sinqerisht besojmë se ka pasur korrupsioni të organizuar dhe paligjshmëri të madhe,” tha Erdogan të martën.
Duke folur në një takim të AK-Partisë, Erdogan tha se rikthimi i votës ishte “hapi më i mirë” për vendin.
“Ne e shohim këtë vendim si hapi më i mirë që do të forcojë vullnetin tonë për të zgjidhur problemet brenda kuadrit të demokracisë dhe ligjit”.
Vendimi për të rivotuar zgjedhjet në Stamboll ka ngjallur interes të madh në media.
Parlamenti Evropian pretendon se vendimi për të rikthyer zgjedhjet më 23 qershor do t’i japë fund besueshmërisë së zgjedhjeve demokratike në Turqi.