Fol Drejt
E hënë, 2 Qershor, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Rizgjedhja e Makronit në Francë, mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën?

3 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE, POLITIKË
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Pak ditë më parë Emanuel Makron u rizgjodh President i Francës në zgjedhjet presidenciale. Urimet për rizgjedhjen nuk munguan as nga krerët e shtetit të Kosovës, e një ndjenjë feste reflektoi edhe tek qytetarët e Kosovës. Kjo pasi, Makron mposhti kundërkandidaten Marine Le Pen, që ishte e afërt me politikën ruse të Vladimir Putinit. Vetë Makron e akuzoi atë se varej nga Rusia dhe presidenti i saj, Vladimir Putin, për financimin e partisë së saj.

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, ka uruar rizgjedhjen e Emmanuel Makron, në krye të Presidencës së Fracës. Osmani në Tviter, ka shkruar se pret forcim të bashkëpunimit dhe thëllim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Unë e përgëzoj Presidentin Emmanuel Makron në rizgjedhjen e tij sonte. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe. Mbështetja e tij është kyçe për rrugën tonë të qëndrueshme euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

Po ashtu edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Emmanuel Makronin për rizgjedhjen e tij si President i Francës.

“Urime për Emanuel Makron në rizgjedhjen e tij. Është një fitore e shpresës mbi frikën dhe një shans i ri për Francën për të ndihmuar në bashkimin e Evropës në paqe, demokraci dhe solidaritet”, ka shkruar Kurti.

Mirëpo, një rizgjedhje e Makronit si president francez, sa iu bën dobi shqiptarëve dhe Kosovës në përgjithësi në rrugën e saj evropiane?

Fehlinger: Tani është momenti për të hequr vizën Shengen për Kosovën

Image

Eksperti austriak Gunther Fehlinger

FOTO GALERI

Lidhur me këtë ka folur për ‘Bota sot’ eksperti austriak Gunther Fehlinger, duke kërkuar nga Makron që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Ai thotë se ndonëse nuk ishte e merituar, por duke qenë se Le Pen është afër Putinit, zgjedhja e Makronit është shkak për festë.

“Pasi Makron bllokoi liberalizimin e vizave për Kosovën për 5 vjet për shkak të miqësisë tradicionale të Francës me Serbinë dhe për të kënaqur Putinin dhe Vuçiqin, tani është momenti për të hequr vizën Shengen për Kosovën. Në momentin e fitores, edhe presidenti francez mund të bëjë gjënë e duhur dhe të jetë bujar. Kosova ka kohë që i ka përmbushur të gjitha kriteret që ishin të nevojshme. Kosova ishte gati në vitin 2017. Fatkeqësisht, Makron e parandaloi këtë”, thotë Fehlinger.

Ai thotë tutje se, Makron fitoi pavarësisht politikës së tij katastrofike të jashtme dhe evropiane dhe seriozisht, nëse Kosova tani ka qasje pa viza në Shengen apo jo, nuk vendosi për këto zgjedhje dhe nuk do të vendosë as për zgjedhjet parlamentare në qershor.

“Kosova tani do të bëhet edhe anëtare e Këshillit të Evropës, aplikimi për statusin e kandidatit në BE tani do të vijë, dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO po shqyrtohet seriozisht. Dhe atëherë Kosova ka ende kërkesa për viza për Shengen? Është një relike dhe një anakronizëm. Ne e trajtuam këtë çështje tashmë në vitin 2010 dhe e bëmë vetë për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Dhe a nuk jemi të gjithë europianë? Pra, pse kjo formë e poshtër e ngacmimit ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës?”, vlerëson ai.

Mulliqi: Zgjedhja e Makronit për president konsiderohet si zgjedhje shumë më e mirë se sa e Le Pen

Image

Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi.

FOTO GALERI

Lidhur me këtë ҫështje ka folur edhe njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi. Ai thotë se me dekret kushtetues, zgjedhjet në Francë mbahen çdo pesë vjet dhe presidenti zgjidhet me votë popullore. Me interesim të madh është pritur se kush do të jetë në krye të Francës për mandatin e ardhshëm.

“Presidenti Emmanuel Makron e mposhti kandidatën e ekstremit të djathtë politik për president të Francës, Marine Le Pen. Bukur shumë është menduar në opinion e gjerë publik që kësaj radhe Makron nuk do të jetë president edhe për një mandat, duke u favorizuar Le Penin, e cila nuk gëzon reputacion të mirë sidomos te emigrantët e shumtë, të cilët jetojnë në Francë. Ajo kishte paralajmëruar masa të rrepta ndaj komunitetit mysliman aty, duke i kërcënuar se nuk do të lejohet mbajta e shamisë dhe haxhobeve, për çka edhe Makron, kishte deklaruar gjatë fushatës se nëse fiton Le Pen, ka mundësi të një lufte civile në Francë. Le Pen kishte ngritur akuza ndaj Makron për zhvillim të dobët ekonomik, dhe për probleme të tjera të natyrës sociale. Makron ishte treguar shumë më liberal në këtë drejtim duke thënë se me të si president nuk do të ketë asnjë ndalesë të simboleve fetare, duke e konsideruar si antikushtetuese, dhe duke premtuar për rimëkëmbje të re ekonomike të vendit”, thekson ai.

Mulliqi thotë se për Kosovën që neve na intereson zgjedhja e Makronit për president konsiderohet si zgjedhje shumë më e mirë se sa e Le Pen.

“Gjatë fushatës Makron i shfrytëzoi pikat e dobëta të Le Pen, Rusinë dhe BE-në, dhe e akuzoi atë se varet nga Rusia dhe presidenti Putin për financimin e partisë të saj. Duket se ky ishte njëri ndër elementet qenësore pse edhe Makron e mposhti Le Penin. Në qarqet diplomatike Makron konsiderohet se do të jetë shumë më konsistent në politikat e jashtme, e sidomos kur bëhet fjalë për Rusinë dhe Serbinë. Pse Franca nuk u tregua shumë dashamirëse të shprehem ashtu që Kosova të ketë liberalizim të vizave deri më tash, më duket se ndikuan këto zgjedhje. Tash mendoj, se vendit tonë dhe qytetarëve shumë ju ka hapur rruga që brenda këtij viti edhe të kemi liberalizim të vizave, dhe se Franca dhe as Holanda nuk do të bëjnë pengesa në këtë drejtim. Edhe kur është çështja e vazhdimit të dialogut me Serbinë, pas rizgjedhjes së Makronit, Franca do të ketë rol shumë më aktiv e të rëndësishëm, e të dobishëm për Kosovën, për arritjen e ndonjë marrëveshje finale më Serbinë”, thekson ai.

Sipas tij, fitorja e pro-evropianit Makron, do të jetë rikthim pozitiv i politikave të BE-së, e cila strukturë nuk është treguar shumë e suksesshme viteve të fundit, dhe as në rastin e Kosovës, duke pësuar një status quo politike.

“Makron është bërë presidenti i parë në historinë moderne të Francës që ka fituar mandat të dytë dhe ka shumicë parlamentare. Shumë burrështetas të Evropës, kështu edhe presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, duke ja uruar rizgjedhjen Makronit, thanë se fitorja e tij është një lajm i mirë për të gjithë. Kosova nga kjo rrethanë e re politike në Francë, dhe nga rrethanat që i ka krijuar invazioni rusë në Ukrainë, do të ketë përkrahje si kurrë më parë, nga Evropa dhe Amerika që të bëhet pjesë e strukturave relevante të BE-së, në njërën anë, por që të bëhet edhe pjesë e NATO-s”, vlerëson ai.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Mediat botërore shkruajnë për gratë ukrainase që po stërviten në Kosovë për të gjetur dhe pastruar minat tokësore

Lajmi tjetër

Polici që u gjet i vdekur në Drenas ishte ushtar i UÇK-së

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM