Ministrja e Ekononimsë, Artane Rizvanolli, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se ka takuar kryetarin e komunës së Obiliqit, Xhafer Gashin, nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj, kryeshefin e Termokosit dhe përfaqësues nga KEK, MMPHI, MFPT, ZKM.
Ky takim, siç ka njoftuar Rizvanolli është bërë për të diskutuar rreth zhvillimit të projektit për dyfishim të kapaciteteve prodhuese të koogjenerimit (nga 140 në 280 MËth), transmeton Fol Drejt.
“Ky projekt është duke u zhvilluar nga Banka Evropiane për Investime (EIB) në kuadër të programit IPA 2020. Është tejet e rëndësishme që të kemi një bashkëpunim të ngushtë mes akterëve të nivelit lokal dhe qendror në mënyrë që projekti të realizohet në mënyrë sa më të shpejtë dhe sa më të mirë të mundshme”, ka shkruar ministrja Rizvanolli.
“Është kritike që të rriten mundësitë e alternativave për ngrohje në mënyrë që të ulim kërkesën për energji elektrike për ngrohje – gjë që rrezikon sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Prandaj, një projekt i tillë i cili mundëson qasje në Ngrohjre Qendrore për një numër të konsiderueshëm të qytetarëve është prioritet i përbashkët i të gjithë akterëve”, ka shtuar tutje ajo./FolDrejt/