Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se nuk ka hapësirë për vetëkënaqësi derisa të arrijmë barazi të plotë gjinore, shkruan Fol Drejt.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, Ministria e Ekonomisë marshojmë krahas grave e burrave me të cilët ndajmë këtë qëndrim!”, shkroi Rizvanolli në Facebook.
Ajo shtoi se nuk ka hapësirë për vetëkënaqësi derisa të arrihet barazia e plotë, dhe dhuna ndaj grave e mizogjinia të çrrënjosen një herë e mirë. /FolDrejt/