Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka mbajtur sot një konferencë për media, në të cilën ka folur edhe për çështjen e ndriçimit dekorativ dhe masat kufizuese që planifikojnë.
Rizavanolli ka thënë se ende nuk ka ndonjë vendim për mosndriçim të shesheve dhe mosndriçim në përgjithësi për festat e fundvitit, mirëpo është shprehur se pnaifikojnë të kufizojnë kohëzgjatjen dhe masën me të cilën do të shfrytëzohen.
“Nuk ka ndonjë vendim të kohëve të fundit për mosndriçim të shesheve, ose për mosndriçim gjatë festave të fundvitit, në masat obligative të kursimit që i kemi votur në qeveri para rreth një muaji, është i ndaluar ndriçimi dekorativ”, ka thënë Rizvanolli.
“Sa i përket ndriçimit dekorativ për festat e fundvitit specifikisht ne planifikojmë që të ndërmarrim masa, duke kufizuar kohëzgjatjen, por edhe masën në të cilën shfrytëzohen. Konsideroj që është tejet e rëndësishme që komunat, por edhe qytetarët të kenë vëmendje dhe të mundohen sa më shumë që është e mundur që edhe edhe kohëzgjatja, mënyra dhe pajisjet të jenë të tilla që shpenzojnë më pak dhe që ta kenë parasysh ndikimin në konsum të energjisë dhe koston që kjo e bartë me vete”, është shprehur ajo tutje./FolDrejt/