Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka është shprehur e kënaqur me finalizimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe MCC-së, nga e cila Kosova fiton 236,7 milionë dollarë, për furnizim me energji.
“Kënaqësi që sot nënshkruam, pas gjithë punëve që janë bërë. Dua të falënderoj të gjithë ata që janë angazhuar”, tha Rizvanolli, transmeton Klankosova.tv.
“Është kënaqësi dhe nder që kam qenë në udhëheqje të ekipit gjatë negociatave që janë zhvilluar”
“Fillimi i zbatimit të marrëveshjes do të bëhet sa më herët që është e mundur”.