Lionel Messi do të largohet nga Parisi në fund të sezonit. Në PSG duan të heqin qafe një nga tre sulmuesit dhe mes Kylian Mbappes, Neymarit dhe Messit, zgjedhja ra mbi futbollistin argjentinas.
E vetmja mundësi që kjo të ndryshojë është që pronarët e klubit të konsiderojnë një zgjatje me të si prioritet dhe në të njëjtën kohë të mos kursejnë ofertën që duhet t’i bëjnë.
Pikërisht kjo radio franceze (RMC) thekson se një ofertë e shpejtë nga pronari i klubit është e vetmja mënyrë që mund të zbusë qëndrimin e Messit, por thekson se edhe në atë rast qëndrimi i tij nuk do të ishte i garantuar.
Ditët e fundit Messi është lidhur me një rikthim në Barcelonë, gjë për të cilën u përfol nga disa lojtarë të klubit, por edhe presidenti Joan Laporta. Që kjo të ndodhë, Barcelona duhet të rregullojë financat e saj, transmeton Fol Drejt.