Franck Ribery vendosi të tërhiqet nga futbolli në moshën 39-vjeçare.
Arjen Robben, partneri i francezit në kohën kur luanin për Bayern Munich, i ka dedikuar një mesazh prekës atij.
“Faleminderit për gjithçka miku im! Ka qenë gjithmonë një kënaqësi e madhe me ty brenda dhe jashtë fushës. Ju mund të jeni vërtet krenarë për gjithçka që keni arritur. Ishte dhe do të jetë gjithmonë një nder për mua të jem pjesë e “Robbery”. Shijojeni kohën me familjen tuaj tani dhe shihemi së shpejti”, është shprehur Robben./FolDrejt/