Të kujt janë ato pyje më duket se e di.
Madje n’aksh fshat ndodhet shtëpi e tij;
Kështu ai s’ka për të m’pa teksa këtu rri pak
Veç për t’ia pa pyjet veshun me borë-stoli.
Po ç’m’u habit kali, m’shikoi plot marak
Se u ndalem aty ku fermë s’kish aspak
Midis do pyjesh të errëta e nji liqeni t’ngrimë
Teksa nata ma e errët regëtinte, bante lak.
Kali pa ngurru tundi kambonën nji grimë
Se mos rrugës tonë ish ba ndonji gabim.
Po nji za tjetër na dha sinjal në atë hapësi
Zani i flokëve të borës dhe i erës fërfëllimë.
Pyjet më janë të kandshme, plot mister e errësi,
Po m’presin ende dishirime n’brendësi,
E plot shtigje për t’i shkelë përpara se t’jem shtri,
E plot shtigje për t’i shkelë përpara se t’jem shtri.
Perktheu: Rrezarta Morina…/FolDrejt/