Kandidati i pavarur për president të SHBA-së, Robert Kennedy Jr. tha sot se ai do të vazhdojë përpjekjet e xhaxhait të tij, ish-presidentit amerikan John F. Kennedy dhe do t’i japë fund zgjerimit ushtarak të Shteteve të Bashkuara në mbarë botën nëse zgjidhet në vitin 2024.
“John Kennedy ishte i përkushtuar ndaj paqes. Nëse populli amerikan më zgjedh mua si president, unë do të vazhdoj procesin që xhaxhai im filloi 60 vjet më parë – duke i dhënë fund perandorisë ushtarake amerikane. Unë do ta kthej ushtrinë në funksionin e saj të duhur – mbrojtjen e atdheun”, tha Kennedy për Fox News.
Në përvjetorin e vrasjes së xhaxhait të tij, ai tha se është e mundur të rivendoset vizioni i John F. Kennedy për SHBA-në si një vend që shërben si shembull i paqes dhe lirisë.