Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, tha sot se Bashkimi Evropian është i vetëdijshëm se vendet e Ballkanit Perëndimor po kërkojnë të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit në bllok, por gjithashtu theksoi se bashkëpunimi mes këtyre vendeve është kritik, me rëndësi.
Në një video që postoi në llogarinë e saj në Twitter, ajo tha se duke u lidhur përmes infrastrukturës, teknologjisë dhe dixhitalizimit, vendet po ndihmojnë për të krijuar më shumë siguri.
“Perspektiva e anëtarësimit në BE shërben si një nxitje e fortë për përparimin e reformave dhe ato janë thelbësore për të përmirësuar strukturën e menaxhimit, sundimin e ligjit dhe për të promovuar lirinë e medias,” tha Mezzola./FolDrejt/