Trajneri i Brighton & Hove Albion, Roberto de Zerbi ka konfirmuar se Moises Caicedo dhe Alexis Mac Allister mund të largohen nga klubi gjatë verës, shkruan Fol Drejt.
“Roberto de Zerbi konfirmon: “Me siguri do të humbasim disa lojtarë. Ndoshta Caicedo, ndoshta Mac Allister”. “, citohet të ketë thënë trajneri nga Fabrizio Romano.
“Ne duhet të jemi gati për të sjellë më shumë lojtarë të mirë”, ka shtuar ai.
João Pedro, James Milner dhe Mo Dahoud pritet të bashkohen me Brighton. /FolDrejt/