Më shumë se 1000 ushtarë ukrainas janë duke u trajnuar ose kanë përfunduar tashmë stërvitjen në Spanjë, tha ministrja e Mbrojtjes Margarita Robles në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun ukrainas Alexei Reznikov në Madrid.
“Më shumë se 1000 ushtarë ukrainas kanë kaluar ose tashmë janë duke u trajnuar këtu në Spanjë”, tha ajo, sipas TASS.
Robles deklaroi gjithashtu se Madridi, në koordinim me aleatët e tij, do të mbështesë Kievin për aq kohë sa të jetë e nevojshme./FolDrejt/