Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka reaguar për rastin e incidentit në veri, me ç’rast u plagos një qytetar serb, shkruan Fol Drejt.
Ambasadori Rohde e ka cilësuar si incident shqetësues, megjithatë, e ka lavdëruar reagimin e Policisë së Kosovës për të hetuar rastin:
”Jam plotësisht dakord. Një tjetër incident shqetësues sigurie. Është mirë të shohësh se si Policia e Kosovës ka reaguar duke e hetuar gjerësisht rastin. Sjellja e mundshme e keqe nga policia duhet të shqyrtohet si çdo rast tjetër. Viktimës i uroj shërim të shpejtë“, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.
Sipas raportit të djeshëm të policisë, katër zyrtarë policorë u suspenduan përkohësisht, pas hetimeve rreth rastit./FolDrejt/
I fully agree. Yet another worrying security incident. It’s good to see that @Kosovo_Police reacted with extensively investigating the case. Possible misconduct by the police need to be scrutinized like any other. I wish the victim a speedy recovery. https://t.co/VqNBTSpXfC
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 12, 2023