Roja bregdetare e Türkiye-s ka shpëtuar 122 migrantë të parregullt në brigjet e Marmarisit dhe Datça-s, afër qytetit të Muğla-s, pasi gomonet e tyre u kthyen në ujërat turke të Egjeut nga roja bregdetare e Greqisë.
Komanda e rojës bregdetare njoftoi se morën një lajmërim se një grup migrantësh të parregullt ndodheshin në gomone pranë bregut dhe menjëherë dërguan njësitet në atë zonë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Pranë bregut të Datça-s, 94 migrantë u shpëtuan dhe u nxorën në breg, pas së cilës u dërguan në shërbimet provinciale të migracionit.
Përveç kësaj, 28 migrantë të parregullt u shpëtuan në brigjet e Marmarisit.
Türkiye është një nga rrugët kryesore për migrantët dhe azilkërkuesit që duan të kalojnë në Evropë, veçanërisht pas luftës civile siriane që filloi në vitin 2011./FolDrejt/