Policia e Kosovës ka njoftuar se një person, roje e pyllit, ka raportuar se kishte vërejtur disa mjete të pashpërthyera, përcjell Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në fshatin Neqavc të Hanit të Elezit, mbrëmë, rreth orës 19:15.
Siç thuhet në raportin 24 orësh, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore në sigurimin e vendit të ngjarjes.
Tërheqjen e mjeteve te dyshimte e kanë bërë njësiti i deminimit te KFOR-it amerikan dhe njësiti i FSK-së.