Rojet bregdetare italiane ndaluan një anije shpëtimi migrantësh që i përkiste një OJQ gjermane për mosrespektimin e rregullave të sigurisë, thanë ata.
“Një inspektim zbuloi parregullsi të ndryshme të një natyre teknike që mund të rrezikojnë jo vetëm sigurinë e anëtarëve të ekuipazhit, por edhe atë të personave që ishin ose që mund të rikuperohen në të ardhmen në bord gjatë operacioneve të ndihmës”, thanë Rojet Bregdetare në nje deklarate.
Rojet bregdetare thanë se organizata kishte pajisje për të shpëtuar jetë të mjaftueshme për një maksimum prej vetëm 27 personash, duke deklaruar se ekuipazhi nuk mund të garantonte evakuimin e njerëzve në bord. Anija Sea-Eye 4 kishte zbarkuar më shumë se 400 migrantë në portin Sicilian të Pozzallo dhe ishte në karantinë siç kërkohej nga autoritetet shëndetësore, raporton Euro News, percjell Foldrejt.com