Rolls-Royce do të zhvillojë një reaktor bërthamor që do të jetë çelësi për të fuqizuar një bazë njerëzore në Hënë, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Gara globale për dërgimin e njerëzve në Hënë është duke u zhvilluar mirë, me ShBA-në, Japoninë dhe Kinën në mesin e vendeve që po punojnë aktivisht për të dërguar astronautët në sipërfaqen hënore sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, në mënyrë që Hëna të bëhet një vend për jetë, nevojitet infrastrukturë, ndaj Agjencia Britanike e Hapësirës ka njoftuar se do të financojë Rolls-Royce, e cila do të prodhojë një reaktor bërthamor. Ky reaktor do të përdoret për të fuqizuar bazën e ardhshme hënore. Pra, Rolls-Royce do të marrë 2.9 miliardë paund pasi mori 249,000 vitin e kaluar.
Inxhinierët dhe shkencëtarët në Rolls-Royce po punojnë për të zhvilluar një mikroreaktor bërthamor për shkak të dimensionit të tij të vogël dhe aftësisë për të funksionuar pavarësisht nga rrezet e disponueshme të diellit ose vendndodhjes. Vlerësimet aktuale thonë se mikroreaktori do të jetë në Hënë në vitin 2029.
Informacioni për financimin e Rolls-Royce vjen pasi agjencia amerikane e hapësirës NASA dhe kompania AXIOM prezantuan një prototip të një kostum të ri hapësinor për astronautët, i cili do të përdoret në misionin Artemis III në Hënë. Aktualisht, NASA planifikon ta nisë këtë mision në dhjetor 2025, dhe agjencia gjithashtu dëshiron të ndërtojë një bazë në sipërfaqen hënore.
Dekada e ardhshme ka të ngjarë të sjellë sukses më të madh në të gjitha segmentet e udhëtimit hënor. Muajin e kaluar, Agjencia Britanike e Hapësirës njoftoi një buxhet prej 51 milionë funtesh që kompanitë britanike do të përdorin për të zhvilluar sistemet e komunikimit dhe navigimit të nevojshëm për misionet e ardhshme në Hënë. Nisma vjen si pjesë e programit Moonlight të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), i cili synon të vendosë satelitë rreth hënës për të mundësuar komunikimin me astronautët dhe roverët. /FolDrejt/