Roma është e vendosur të përfundojë nënshkrimin me anësorin 32-vjeçar Pedro Rodriguez. Spanjollit i skadon kontrata me Chelsean në fund të sezonit.
Pedro, i cili bëri 18 paraqitje këtë sezon duke shënuar dy gola, iu bashkua Bluve në vitin 2015 dhe ishte një lojtar kyç në stinorin kur ishte trajner Antonio Conte te Chelsea.
Nën menaxherin aktual të Interit, ish-lojtari i Barcelonës fitoi një titull të Premier League dhe një FA Cup. Në Serie A, Pedro do të përballet edhe me një tjetër ish-menaxher të Chelsea me Maurizio Sarrin, arkitekti i triumfit Europa League ne vitin 2019 për Blues.