Roma ka nisur të quhet tashmë ‘kryeqyteti evropian i gropave’ teksa tunelet e katakombat e lashta kanë nisur të shkaktojnë të çara gjigande në rrugët e qytetit.
The Times shkruan se rreth 100 shembje qytetare po shkaktohen çdo vit prej qytetit të lashtë tashmë të nëndheshëm, më e fundit gropa e kësaj jave që gëlltiti dy makina me një thellësi prej 7 metrash në zonën Torpignattara.
Asnjë nuk u plagos gjatë shembjes, për të cilën u fajësuan rrjedhjet e ujit në garazhin pranë rrugës.
Në maj të vitit të kaluar u hap një gropë prej 3 metrash thellësi ndërsa në 2018 nëj gropë gjigande thithi të paktën gjashtë makina në kryqytet.
Gropa të tilla shkaktohen nga destabilizimi i shtresave të dheut të qytetit të vjetër, mbi rrënojat e të cilit është ndërtuar qyteti modern.
“Masa e shembjeve është dyfishuar dekadën e fundi dhe Roma është kthyer në kryeqytetin evropian të gropave”, tha gjeologia Dr Stefania Nisio.
Gjeologia shton se tunelet janë zbuluar në zona të shumta të kryeqytetit, tesa rrjetet e tyre në zonën Caffarella janë si një “labirinth ku mund të ecësh për orë të tëra”.
Nisio ka thënë më herët se zona më e dobët e qytetit është lindja e Romës, shumica e të cilës ka qenë gurore në lashtësi.
Njëzet gropa të tilla janë hapur vetëm në 2021, me një mesatare prej një në tre ditë, teksa zyrtarët shtojnë thirrjet për vendosjen e kollonave mbështetëse në tunelet e vjetra të nëndheshme.
Tunelet e guroret e vjetra të Romës ishin ndërtuar në periferi të saj, në distancë nga qenra e zhurmshme e dikurshme.