AS Roma është e interesuar të nënshkruajë me të huazuarin e Leeds United, Diego Llorente në baza të përhershme, sipas Forza Roma, përcjell Fol Drejt.
Llorente u transferua te Roma si huazim në janar me një opsion të përhershëm prej 18 milionë euro. Raporti thotë se Roma ka parë mjaftueshëm nga spanjolli, i cili aktualisht po shkëlqen nën drejtimin e trajnerit të Romës, Jose Mourinho, pas një fillimi të ngadaltë.
Duke thënë këtë, skuadra e Serisë A nuk do të paguajë tarifën e lartpërmendur dhe “dy klubet do të takohen së shpejti për të negociuar” një çmim më të ulët. /FolDrejt/