Arkadiusz Milik mund të jetë transferimi i radhës nga Roma.
Pak minuta më parë, skuadra e Romës ka zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla.
Por, gjatë ditës mund të arrihet një tjetër marrëveshje e rëndësishme për ‘Giallorossi’, lëvizje që do të përforconte sulmin.
Agjenti i Milik raportohet të jetë në Trigoria për t’u takuar me drejtuesit e Romës, për të finalizuar marrëveshjen, transmeton lajmi.net.
Roma dhe Napoli thuhet se kanë marrëveshje për 18 milionë euro, plus 7 milionë në bonuse, për të kompletuar transferimin.
Agjenti i lojtarit sot do të diskutojë marrëveshjen personale, për të cilën Roma ofron 5 milionë eruo për vit, plus bonuse të tjera.
Mbetet të shihet nëse do të ketë marrëveshje mes Romës dhe Milik.