Roma njofton se ka tërhequr pjesëmarrjen në trofeun Gamper, të planifikuar në Barcelonë më 6 gusht 2022.
“Vendimi rrjedh nga nevoja për të ndryshuar planin e miqësoreve të verës, për të krijuar kushte sa më të mira pune, në funksion të sezonit të ardshëm, për ekipin e parë të klubit për meshkuj dhe femra.
Të dyja skuadrat do të vazhdojnë rrugën e tyre përgatitore përmes angazhimeve të tjera, më pak ndikuese në udhëtim, të cilat do të komunikohen sapo të përcaktohen.
Falenderojmë Barcelonën për ftesën, të cilës klubi i uron vazhdimin e mirë të përgatitjeve verore.”, është shprehur Roma përmes njoftimit zyrtar./abcnews.al/