Pasi Houssem Aouar mbërriti në Romë si lojtar i lirë, klubi italian shpreson që edhe Evan N’Dicka të vijë në të njëjtën mënyrë.
Mbrojtësi i Eintracht ishte i lidhur kontraktualisht me klubin gjerman deri në fund të sezonit dhe Roma shpreson të jetë në gjendje të bie dakord për bashkëpunimin me 23-vjeçarin. Në media përmendet një kontratë pesëvjeçare, transmeton Fol Drejt.