Prioriteti i Barcelonës në afatin kalimtar të verës do të jetë kapiteni i Manchester Cityt dhe mesfushori i kombëtares gjermane, Ilkay Gündogan, pretendon Fabrizio Romano. Gündogan ka kontratë me Manchester Cityn deri në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka negociuar për qëndrimin e tij në klub.
“Barcelona e dëshiron atë, kjo është e sigurt. Është folur për këtë në klub që nga viti i kaluar, por ai vetë ende nuk ka marrë një vendim. Gündogan dëshiron të fokusohet në fund të sezonit me klubin, ai ëndërron një titull të Champions Leagues. Barcelona e dëshiron atë, ai është prioriteti i tyre”, pohon Romano.
Që nga viti 2016, kur e ndërroi Borussia Dortmundin me Cityn, Gündogan ka luajtur 293 ndeshje për klubin nga Manchesteri. Ai shënoi 54 gola dhe asistoi 38 të tjera për Cityn, me të cilin katër herë ishte kampion i Anglisë dhe luajti në finalen e Champions Leagues, transmeton Fol Drejt.