Barcelona solli 18-vjeçarin Mikayil Faye nga divizioni i dytë kroat Kustošija për pesë milionë euro.
Fabrizio Romano, eksperti i transferimeve, ka zbuluar edhe më herët detajet e transferimit. Menaxheri do të marrë pesë milionë euro plus bonuse për futbollistin e ri.
Tani Romano ka folur sërish dhe ka bërë të ditur se janë firmosur të gjitha letrat mes Barcelonës dhe Kustoshisë, se këtë javë senegalezi do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën dhe se së shpejti pritet njoftimi zyrtar i Barcelonës për transferimin.
Faye mbërriti në Kustoshija më 2 shkurt të këtij viti nga klubi senegalez Daimbars dhe në këtë gjysmësezon shënoi një gol dhe një asist në 14 paraqitje në 1140 minuta lojë. Ai mund të luajë në pozicionet e mbrojtësit të majtë dhe të qendërmbrojtësit. Ai ka bërë dhjetë paraqitje për kombëtaren U-17 të Senegalit, transmeton Fol Drejt.