Futbollisti i PSG-së, Lionel Messi ka marrë një ofertë për të vazhduar kontratën e tij, por përfaqësuesi argjentinas dëshiron të dijë se çfarë skuadre do të ketë klubi nga Parisi në sezonin e ardhshëm përpara se të marrë një vendim përfundimtar, thuhet në raportin e gazetarit të famshëm sportiv, Fabrizio Romano.
Messi erdhi në PSG në vitin 2021 nga Barcelona, dhe ka kontratë me kampionin francez deri më 30 qershor të këtij viti.
Romano thekson se Messi dëshiron të dijë disa detaje rreth klubit dhe ekipit për sezonin e ardhshëm përpara se të marrë një vendim përfundimtar, transmeton Fol Drejt.