Reprezentuesi i Shteteve të Bashkuara, Christian Pulisic, mendohet se do të largohet nga Chelsea këtë verë, pasi ai “duhet të ndihet sërish si një lojtar i rëndësishëm”.
“Unë mendoj se [Pulisiç do të largohet], po. Është koha që ai të shkojë dhe të luajë futboll të rregullt, ai duhet të jetë i qëndrueshëm dhe të ndihet si një lojtar i rëndësishëm në klub dhe kjo nuk po ndodh te Chelsea”, tha Fabrizio Romano për CBS Sports, transmeton Fol Drejt.