Nesër autoritetet e Romës do të hapin sheshin antik ku sipas legjendës, Jul Cezari vdiq pasi u godit me thikë nga një grup senatorësh.
Bëhet fjalë për sheshin Largo Argentina ku ndodhen mbetjet e katër tempujve, transmeton Reuters.
Agjencia britanike thotë se ata janë të gjithë nën sipërfaqe dhe se deri vonë mund të shiheshin vetëm pas barrierave pranë një kryqëzimi të ngarkuar./FolDrejt/