Shtetet e Bashkuara do të kenë një marrëdhënie të ngushtë me këdo që zëvendëson kryeministren britanike në largim Liz Truss pasi ajo njoftoi dorëheqjen e saj sot, tha shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Ron Klein.
Kryeministrja britanike Liz Truss ka njoftuar se jep dorëheqjen nga posti, duke qenë se programi i saj ekonomik ka prishur tregun dhe ka ndarë Partinë e saj Konservatore.
Në një intervistë për MSNBC, Klein shtoi se presidenti i SHBA-së Joseph Biden do të lëshojë një deklaratë më vonë sot, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.