Cristiano Ronaldos iu dorëzua një Bugatti Centodieci i ri, një nga makinat më ekskluzive në botë. Portugezi pëlqen supermakinat dhe kështu makina e fundit e garave iu dorëzua në Arabinë Saudite, ku aktualisht luan për Al-Nassr.
Modeli i fundit i Bugatti, një kompani franceze që së fundmi u bë pjesë e kompanisë Bugatti Rimac në pronësi të Mate Rimac, kap vlerën e tetë milionë eurove dhe në botë ka vetëm dhjetë të tilla. Bëhet fjalë për një makinë me motor W16 me vëllim tetë litra dhe 1600 kuaj fuqi dhe shpejtësia maksimale e saj është e kufizuar në mënyrë elektronike në 380 kilometra në orë. Ajo mund të përshpejtojë nga 0-100 km/h për 2.4 sekonda, që është një shifër marramendëse duke pasur parasysh se vetura peshon pothuajse dy ton.
Koleksioni i makinave të Ronaldos deri më tani kapte vlerën e 30 milionë eurove dhe pasi ai parkoi një Centodieci në garazh, vlera e koleksionit u rrit në gati 40 milionë euro. Ky nuk është Bugatti i tij i vetëm pasi përveç Centodieci, ai ka edhe modelet Veyron Gran Sport Vitesse dhe Chiron, transmeton Fol Drejt.
🚘 Cristiano Ronaldo's new car, a Bugatti Centodieci, personalised with "CR7". pic.twitter.com/Kx6YF1Esjy
— CR7 Portugal (@CR7_PORFC) February 28, 2023