Futbollisti më i mirë portugez, Cristiano Ronaldo, dëshiron të sjellë në klubin e tij të ri, Al-Nasr, ish-bashkëlojtarin e tij nga kombëtarja dhe Real Madridi, Pepe, transmeton “Marka”.
Ish-lojtari i Real Madridit do të donte të rrethohej me disa nga miqtë e tij dhe njëri prej tyre është Pepe. Mediat spanjolle raportojnë se Ronaldo tashmë e ka diskutuar këtë transferim me drejtuesit e klubit të ri.
Mbrojtësi portugez do të mbushë 40 vjeç në shkurt, por në Botërorin e kaluar tregoi se është ende i aftë të luajë top futbolli.
Pepe deri më tani në karrierën e tij ka luajtur për Maritimon, Porton, Real Madrid dhe Beşiktaş. Në fanellën e kombëtares ka luajtur 133 ndeshje dhe ka shënuar tetë gola./FolDrejt/