Një nga futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, ka treguar edhe një herë anën e tij të bamirësisë.
Ronaldo ndihmoi njerëzit në nevojë, ai dërgoi furnizime me gjëra të nevojshme për banorët e Turqisë dhe Sirisë pasi ata u tronditën nga një tërmet shkatërrues një muaj më parë në të cilin vdiqën dhjetëra mijëra njerëz.
Gazetari sirian Hadi Alabdallah raporton se Cristiano ka dërguar një aeroplan ndihme në Turqi dhe Siri.
“Cristiano Ronaldo dërgoi një avion plot me furnizime për të ndihmuar viktimat e tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë. Ai ka paguar për tenda, pako ushqimore, jastëkë, batanije, shtretër, ushqim për fëmijë dhe pajisje mjekësore”, shkruan Alabdallah.
Ronaldo gjithashtu priti të premten në Arabinë Saudite një djalë që i mbijetoi tërmetit dhe që donte ta takonte dhe takimi ishte shumë emocionues. /FolDrejt/