Është cilësuar si njëri ndër atletët më të shquar në historinë e futbollit. Një futbollist frymëzim për brezat e ardhshëm. Dëshmitë për punën titanike, janë të pakundërshtueshme, shkruan Fol Drejt.
Pesë herë Topi i Artë, portugezi Cristiano Ronaldo, ka arritur në kuotën e 700 golave për klube.
Ronaldo shënoi ndaj Everton në ndeshjen e Premier League, duke i dhuruar një fitore të rëndësishme klubit të tij, e njëkohësisht duke e gdhendur një shifër rekorde, vështirë të arritshme, për pasardhësit e tij.
Ai karrierën profesionale e ka nisur për Sportingun e Lisbonës, për t’u shndërruar në një legjendë te Manchester United dhe te Real Madriti, për të kaluar te Juventusi dhe për t’u rikthyer te “djajtë e kuqë”, tash në fund të karrierës.
I vetmi që mund t’i avitet, për sa i përket këtij rekordi, është argjentinasi Lionel Messi, i cili e ka filluar më mbarë këtë sezon.
Megjithatë, nëse makina e golave – CR7 kthehet në formën e mëparshme, vështirë që mund ta rivalizojë dikush për sa i përket këtij rekordi./FolDrejt/