Cristiano Ronaldo aktualisht është në Botërorin e Katarit me Portugalinë e tij dhe në prag të Kupës së Botës ka ndërprerë kontratën me Manchester United.
Marca spanjolle pretendon se Ronaldo nuk do të jetë për shumë kohë pa klub. Gjegjësisht, portugezi 37-vjeçar është në prag të marrëveshjes me Al Nassr-in saudit dhe përmendet paga prej 200 milionë euro në sezon.
“ Ronaldo nuk ka zgjidhje tjetër. Asnjë skuadër evropiane nuk mund t’i afrohet financiarisht ofertës së Al Nassr-it dhe as klubet e MLS -së ”, shkruan Marca, duke shtuar se Ronaldos i është ofruar një kontratë për dy vjet e gjysmë, transmeton Fol Drejt.
Al Nassr është klubi i dytë saudit më trofetar dhe yjet më të mëdhenj në ekip janë portieri Ospina dhe Alvaro Gonzalez./FolDrejt/