Rudi Garcia nuk është më trajneri i Al Nassr, skuadra saudite për të cilën luan Cristiano Ronaldo, raportojnë mediat spanjolle.
Trajneri francez u gjykua nga rezultatet më të dobëta që vënë në pikëpyetje shansin për titullin kampion, por edhe nga raporti i keq që kishte me lojtarët.
Marca thekson se Garcia u vendos nga konflikti që pati me lojtarët në dhomat e zhveshjes dhe thekson se është e diskutueshme nëse klubi do t’i arrijë objektivat e vendosura. Shtatë raunde para përfundimit të kampionatit, Al Nassr është në vendin e dytë. Ai ka tre pikë më pak se kryesuesi Al Ittihad, transmeton Fol Drejt.