Katër ditë pas ditëlindjes së tij të 38-të, Cristiano Ronaldo arriti një sukses të ri në historinë e futbollit.
Në paraqitjen e tij të parë për skuadrën Saudite, Al Nassr, ai kishte shënuar vetëm një gol, por mbrëmë ai shënoi katër gola në një ndeshje, në një fitore 4-0 kundër Al Wehda.
Goli i parë ishte goli i tij i 500-të në ligë në karrierën e tij.Pasi tregoi pjesërisht pse Al Nassr po i jep gjysmë miliardë dollarë në dy vjet e gjysmë, Ronaldo, siç është zakon, mori me vete topin me të cilin shënoi një hat-trick.
Megjithatë, Ronaldo më pas bëri atë që i habiti të gjithë shikuesit e ndeshjes dhe tronditi arbitrin Al Harbi. Ronaldo iu afrua dhe i kërkoi të firmoste topin dhe të bënte një foto me të. Pas kërkesës së pazakontë, gjyqtari fillimisht ka mbetur i befasuar, e më pas ka pranuar kërkesën e futbollistit të njohur./FolDrejt/