Botimi anglez i lajmeve Mirror ka raportuar se Chelsea po vazhdon ndjekjen e sulmuesit legjendar të Manchester United, Cristiano Ronaldo, transmeton Fol Drejt.
Portugezi bëri disa zbulime befasuese në një intervistë me Piers Morgan dhe tani Djajtë e Kuq po kërkojnë të ndërpresin kontratën e tij duke e penguar atë të marrë pagën e tij prej 500,000 £ në javë.
Nëse Manchester United shkarkon Ronaldon, atëherë 37-vjeçari do të bëhet një agjent i lirë dhe mund t’i bashkohet çdo klubi, më së afërti është me Blutë që aktualisht dalin si kryesues për nënshkrimin e tij.
Blutë do të dëshironin që një sulmues të jetë partner me Aubameyang pasi ndonjëherë nuk kanë arritur të gjejnë rrjetën këtë sezon. Dhe Cristiano Ronaldo mund të jetë në mënyrë të përkryer makina e golave për të cilën po kërkojnë./FolDrejt/