Cristiano Ronaldo po mendon të bëjë një gjest fisnik për t’i ardhur në ndihmë vendit të tij.
Ashtu si menaxheri i tij Jorge Mendes, ylli portugez i Juventusit, siç zbulon gazeta spanjolle As do të shpenzojë para për të ndihmuar vendin e tij Portugalinë, me maska dhe aparate për frymëmarrje artificiale, që t’iu vijë në ndihmë spitaleve në shtetin luzitan
Kjo, pasi edhe në Portugali rastet e të prekurve me koronavirus po shtohen nga dita në ditë gjithnjë e më tepër.
Disa ditë më parë u raportua se Ronaldo kishte vënë edhe hotelet e tij në dispozicion të mjekëve dhe të prekurve nga koronavirusi, por ky lajm nuk rezultoi i vërtetë.