Cristiano Ronaldo përjetoi një tjetër zhgënjim në Arabinë Saudite.
Natyrisht, kontrata e madhe që nënshkroi kur mbërriti në Al Nassr mund të jetë i vetmi trofe për futbollistin portugez, Cristiano Ronaldo këtë sezon. Në ligë, rivali i madh Al Hilal mori drejtimin e ligës, pasi Al Nassr humbi dy derbi. Gjithashtu, Al Nassr u eliminua nga kompeticioni i kupës në gjysmëfinale!
Në Riad, Al Nassr humbi ndaj Al Wehda-s, pavarësisht se ky i fundit luajti me një lojtar më pak nga minuta e 53-të, pasi u përjashtua Abdullah Al Hafith.
Ronaldo ishte nervoz në këtë ndeshje. Ai nuk mund të bënte asgjë. Ai ishte i zemëruar me veten dhe gjithashtu me trajnerin e ri të Al Nasr-it, Dink Jeliçiq. /FolDrejt/
https://twitter.com/vartatico/status/1650592825606545429