Derisa Kupa e Botës 2022 është fare afër, nuk kanë munguar edhe komente në lidhje me këtë ngjarje të rëndësishme të futbollit nga ish-lojtari brazilian, Ronaldo.
Duke folur për Kombëtaren e Brazilit, Ronaldo ka komentuar rëndësinë që ka Neymar për ekipin, duke shtuar këtu edhe presionin më të cilin do të përballet sulmuesi brazilian.
“Neymar do të jetë nën presionin më të madh në skuadër. Sigurisht që Brazili ka shumë lojtarë yje, por e gjithë vëmendja do të përqendrohet te performanca e Neymar. Këtë sezon ai po kalon një fazë shumë të suksesshme të karrierës së tij” – ka thënë Ronaldo./FolDrejt/