Cristiano Ronaldo vazhdon të kalojë sezonin më të keq në vitet e fundit të karrierës së tij, duke qenë se nuk është më fatal para portës.
Superylli i Manchester Unitedit u angazhua nga fillimi në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Omonia Nicosias, megjithatë forma e tij vazhdoi të ishte e njëjta.
Megjithëse luajti mirë dhe dhuroi një asistim, 37-vjeçari nuk arriti ta gjente golin e tij të 700-të me klube.
Për më shumë, në sfidën e të enjtes mbrëma, ai nuk ia doli të shënonte edhe kur porta ishte e zbrazët.
Diogo Dalot e nxori në një rast të mrekullueshëm derisa portieri kundërshtar ishte anash dhe vetëm një lojtar ndodhej te porta, megjithatë Ronaldo nga shumë afër e goditi vetëm shtyllën. /Telegrafi/