Portugezi fitoi të njëjtin titull në sezonet 2003/04, 2006/07 dhe 2007/08, kështu që u barazua me De Gean, i cili gjithashtu u shpall katër herë lojtari më i mirë i skuadrës nga Old Trafford.
Portugezi Cristiano Ronaldo sot ka marrë çmimin “Ser Matt Besby” i destinuar për lojtarin më të mirë të Manchester United në përzgjedhjen e tifozëve të atij klubi, transmeton Fol Drejt.
Ronaldo fitoi 60 për qind të votave të tifozëve të “djajve të kuq”, ndërsa vendin e dytë me 29 për qind të votave e zuri portieri spanjoll David de Gea./FolDrejt/