E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon të jetë një nga temat më të nxehta të momentin në merkato, psai CR7 ka bërë të qartë që këtë sezon nuk do të luajë në “Old Trafford”, por në një skuadër që t’i garantojë minuta në Champions League.
Bayerni ka qenë një nga ekipet më të lakuara për të transferuar portugezin, sidomos pas largimit të Leëandoëskit.
Drejtori “bavarezëve”, Oliver Khan ka komentuar edhe një herë rreth këtyre zërave duke qartësuar situatën.
Kahn shprehet se brenda klubit është diskutuar për Ronaldo, por në fund është falë në konkluzion se ai nuk përshtatet me filozofinë e klubit.
“Ne kemi biseduar brenda klubit për Cristiano Ronaldon, e konsideroj si një nga futbollistët më të mirë ndonjëherë”, ka thënë Kahn.
“Ne më pas erdhëm në konkluzion se, përkundër vlerësimit për Cristiano, ai nuk përshtatet në filozofinë tonë në situatën aktuale”, shtoi ish-portieri i Bayern.
Momentalisht duket se dy ekipet që janë të interesuar për sulmuesin janë Chelsea dhe Atletico Madrid./abcnews.al