Karim Benzema është anëtar i ri i klubit saudit Al Ittihad, i cili fiton 600 milionë euro për tre sezone.
Kështu francezi do të fitojë 200 milionë euro në vit. Është e rëndësishme të theksohet se një pjesë e kontratës së tij do të paguhet nga shteti, sepse Benzema do të marrë rolin e ambasadorit të futbollit dhe do të jetë një nga lobistët aktivë në përpjekje për ta bërë Arabinë Saudite shtetin që e pret Kupën e Botës në vitin 2030.
Ardhjen e ish-bashkëlojtarit e ka komentuar edhe Cristiano Ronaldo.
“Unë e dija tashmë se të shkosh në Arabinë Saudite do të ‘hapte kutinë’. Nuk gabova. Jam i sigurt se pas dy ose tre vjetësh do të jetë një nga ligat më të rëndësishme në botë. Benzema tani ka ardhur”, tha portugez në konferencën për shtyp ku prezantoi punën e tij të re.
Ai ka treguar edhe planet e tij për publikun: “Unë jam tashmë në fund të karrierës time, do të luaj më së shumti dy ose tre vjet”, shtoi ai në fund, transmeton Fol Drejt.