Asi portugez i futbollit Cristiano Ronaldo vazhdon të shënojë gola në Arabinë Saudite me fanellën e Al-Nassr, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Në xhiron e 22-të, Al-Nassr i tij vizitoi Al-Adalah, skuadrën e parafundit të kampionatit saudit dhe fitoi 5:0 dhe Ronaldo shënoi dy gola.
Ronaldo kaloi në avantazh ekipin e tij në minutën e 40-të nga penalltia dhe në fillim të pjesës së dytë, Anderson Talisca dyfishoi epërsinë.
Cristiano shënoi golin e dytë në minutën e 66-të në një mënyrë që e kemi parë gjatë gjithë këtyre viteve. Ai e priti topin në anën e majtë të zonës së rreptësisë, e shtyu topin në mënyrë shpërthyese në këmbën e majtë, e kapi portierin në gjumë dhe më pas goditi fuqishëm në këndin e kundërt të portës.
Talisca bëri 4:0 në të 78-ën, dhe Ayman Yahya shënoi 5:0 në të 90+8.
Ronaldo tani ka 11 gola nga nëntë ndeshje në kampionatin saudit, dhe Al-Nassr i tij është i dyti në renditje me tetë raunde përpara, një pikë prapa liderit Al-Ittihad. /FolDrejt/