Ronaldo vazhdon të thyejë rekord pas rekordi. Në takimin kundër Turqisë në kualifikueset e Botërorit 2022, sulmuesi i Portugalisë ka arritur kuotën e 185 ndeshjeve me kombëtaren e vendit të tij. Me këtë shifër ai është lojtari i tretë në histori me më shumë përfaqësime me ekipin kombëtar.
Ai ka lënë pas portierin e Egjiptit, Ahmed Hasan, teksa përpara tij janë Bader Al Mutava i Kuvajtit, i cili numëron 190 ndeshje me kombëtaren e vendit të tij, teksa rekordi mbahet nga So Çin An i Majzizë me 195 ndeshje me vendin e tij.
Ronaldo i ka caktuar një tjetër limit vetes për t’u bërë lojtari me më shumë ndeshje me kombëtaren, teksa për ekipet kombëtare ai mban rekordin e golave të shënuar, më i miri në histori me 115 rrjeta.
Ronaldo bëri debutimin e tij për Portugalinë në gusht të vitit 2003. Që atëherë ai ka marrë pjesë në pesë kampionate europiane (2004, 2008, 2012, 2016 dhe 2020) dhe katër kampionate botërore (2006, 2010, 2014 dhe 2018). Nëse Portugalia kualifikohet për në Katar, ky do të jetë botërori i pestë./FolDrejt/